"O sa mirë me qenë shqiptar" nuk është një himn, por një manual satirik për mbijetesën në republikën e paradokseve. Është një pasqyrë ku shqiptarët shihen ashtu siç janë: krenarë për historinë e lashtë, ndërsa rreken ne jetën moderne; flamurmbajtës të kombit, por me një dorë te xhepi i tjetrit; patriotë në fjalë, por emigrantë në vepra. Ky libër vë gishtin aty ku dhemb më shumë: tek mburrja pa sens, tek korrupsioni që quhet "mençuri", tek servilizmi që maskohet si kulturë, e tek zakoni i përjetshëm për t'u dukur më i madh se realiteti.
Me humor të zi dhe ironi therëse, autori nuk kursen askënd: nga politikanët që shesin retorikë të skaduar, te qytetari i zakonshëm që shfryhet në kafe e hesht në kutinë e votimit. "O sa mirë me qene shqiptar" është një libër që të bën të qeshësh me zë, por edhe të përtypesh hidhur. Dhe ndoshta, pas të qeshurës, mbetet pyetja: a është vërtet mirë, apo vetëm duket?